Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, e ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, se po mban kontakte me Listën Serbe.
Thaçi ka thënë se Hamza ka mbajtur takim dyorësh me përfaqësues të këtij subjekti në një restorant në Milloshevë.
“Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit”, shkroi ai në Facebook.
Sado që janë larguar nga institucionet e Kosovës, Thaçi ka aluduar se Lista Serbe “PDK-në nuk mundet pa e parë”.
Postimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit.
Është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti që para ca ditësh tha se po lëshon institucionet e Republikës së Kosovës, po lufton çdo ditë shtetin tonë, konsultohet çdo ditë me Vuçiqin sot takohet edhe me një parti të opozitës në Kosovës.
Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK-në nuk mundet pa e parë.