Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar vizitat e liderëve opozitarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Maxharraj ka thënë se ata kanë shkuar veçmas, sepse nuk duan të dihet se çka flasin atje dhe për kë flasin më shumë.
Sipas Maxharrajt, në shënjestër është qeveria Kurti që ata nuk e durojnë fare.
“Lumiri dhe Memli po shesin kokrra në Amerikë. Këta të dytë kanë shkuar në Amerikë veçmas, sepse nuk duan të dihet se çka flasin atje dhe për kënd po flasin më së shumti. Në shënjestër është qeveria Kurti që nuk mund ta durojnë fare. Janë në krahë edhe të Listës Serbe që doli nga të gjitha institucioonet e Kosovës, sepse nuk po e duronin qeverinë Kurti të vë rregull dhe zbatim të ligjeve edhe në veri, ashtu njësoj siç nuk po e durojnë edhe Memli dhe Lumiri”, ka shkruar Maxharraj.
Sipas tij, ata kanë shkuar në Amerikë të shesin kokrra se cili është më pro amerikan se tjetri, se cili është më i pëlqyeshëm për Amerikën.
“Këta te dytë shkuan në Amerikë të shesin kokrra se cili është më pro amerikan se tjetri, se cili është më i pëlqyeshëm për Amerikën. Por, Amerika i njeh ata si farën e kuqi, i njeh edhe Gabriel Escobari fare mirë ,se kush janë, por kësaj rradhe ai do të mësojë se cili prej tyre do ta shajë më shumë vendin e vet, qeverinë e vet të zgjedhur nga populli me mbi 50% të votave. Po qëndrojnë atje t’i kallxojnë Amerikës se cili është më dorëshlirë në kërkesat e Serbisë në krahasim me Kurtin. Por, Amerika e din se bash këto dy parti, aq shumë e duan vendin e vet, sa që liderët e tyre birave e skutave të Evropës për pak nuk e ndanë Kosovën me Serbinë, ata bile edhe ia sollën sihariqin më të mirë Serbisë, Asociacionin një etnik me kompetenca ekzekutive anti- kushtetuese”, ka shkruar tutje Maxharraj.
Ai ka shtuar se ata mund të takohen me kë të mundone, por më nuk do të shkelin në Shtëpinë e Bardhë.
“Ata atje po takohen me kënd po munden, por një gjë dihet se në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ju shkelë më këmba. Sepse janë të rinjtë shtalbë, nuk dinë me u gjend si duhet. Atje pati shkuar më parë kryeministri anti kushtetues Avdullah Hoti me kriminelin Aleksandër Vuçiq, por doli i lagur duke e bërë hise Serbinë në Ujmanë. E për hatër të Grenellit ia vuri emrin Trump”, ka përfunduar Maxharraj.