




Ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali, i ka reaguar autores dhe aktores turke Pelin Batu, që kishte postuar një foto te busti i Skenderbeut në Gjenevë, me komentin “Me stërgjyshin tim…”
Ai ka thënë se shumë shqiptarë që janë të asimiluar në turq, nuk janë të asimiluar as në grekë, e as në serbë.
Sipas tij, jo vetëm të gjithë të gjithë pasardhësit e vezirëve, sadriazemëve, seraskerëve e valive por edhe të rilindasve si Sami Frashërit, Hoxha Tahsinit etj, sot ndihen turq.





“Më shumë shqiptarë që janë të asimiluar në turq nuk janë të asimiluar as në grekë e as në serbë.
Jo vetëm të gjithë pasardhësit e vezirëve, sadriazemëve, seraskerëve e valive por edhe të rilindasve si Sami Frashërit, Hoxha Tahsinit etj, sot ndihen turq.
Sa per hirë të argumentit, ta përsërisë vetën edhe njëhere: për shkak se grekët e vjetër u zhdukën që nga mesi i shekullit të dytë para erës sonë, sipas meje, grekët e sotit janë mbi 70% shqiptarë të asimiluar. Përqindja tjetër janë bullgarë, aromunë, avarë, sllavë etj”, ka shkruar Tali në Facebook.