“Pse ke dalë prej PDK-së”, Konjufca ‘relakson’ debatin mes Hisen Berishës e Enver Dugollit

Një debat ka ndodhur sot mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe deputetit të VV-së, Enver Dugolli, ku ka ndërhyrë edhe kryekuvendari Konjufca.

Berisha i tha Dugollit se ka qenë përkrahës i PDK-së, derisa shtoi se ai ka mbajtur status të ushtarakut kur ka qenë në FSK.

Lexo Edhe:
“Kur kam qenë unë në Forcë shoku jem Enver ke qenë edhe ti në Forcë, dhe ke qenë përkrahës dhe eksponent i ekspozuar i Partisë Demokratike, ndërsa unë nuk kam qenë fare përkrahës i partive sepse e kam mbajtur status të ushtarakut”, tha Hisen Berisha.

Më pas, kryetari i Kuvendit iu drejtua me një pyetje kolegut të tij, Enver Dugolli.

“Pse ke dalë prej PDK-së Enver?”, tha ai, derisa shtoi “Enver Dugolli e ka fjalën, me siguri thotë po të kishte qenë mirë do të kisha nejt aty”.

Ndaj deklaratës së Berishës, reagoi edhe Dugolli.

“Sa i përket shpifjeve që po i bën ky kolegu, dua ti them dy fjalë. Unë kam qenë oficer i FSK-së dhe ligjërisht asnjë oficeri nuk i lejohet të aderojë në një parti. Sikur unë të kisha pasë aderime apo dëshirë që të shkojë në PDK, por unë nuk e kam zgjedhë, sepse nuk e kam pa si opsion dhe po shihet që z.Berisha, masi nuk e mori LDK shkoi në PDK për inat të LDK-së, kjo është e vërteta”, ka thënë ai.