




Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu u ka kërkuar deputetëve që të mos e votojnë buxhetin e ndarë për vitin 2023.
“Nuk udhëhiqet vendi me rrenat e Nastradinit, rune dinjitetin e deputetit, mos e votoni këtë buxhet që e shpërngul Kosovën jashtë, mos e votoni këtë buxhet që nuk premton zhvillim ekonomik, këtë buxhet që nuk i rrit pagat për mjekët, policë e të tjerët, se vetëm keni me ia zgjatë jetën këtyre Nastradinave”, ka thënë Haxhiu në seancën e sotme të kuvendit.
Sipas Haxhiut, për herë të parë ndodh që buxheti i Kosovës të arrijë në 3.2 miliardë dhe varfëria të jetë në shkallën më të lartë që nga paslufta, “sepse inflacioni është i lartë dhe qeveria nuk e ka idenë si ta ndalojë inflacionin dhe të nxisë zhvillimin ekonomik”.





“Sot kemi ardhur në një situatë kur edhe opozita e kërkon një rritje të pagave e FMN-ja dhe vetëm qeveria nuk vepron”, ka shtuar ai.
Ai tha se kur bota shënoi 8 miliardë banorë, kur po shtohet, Kosova po zvogëlohet për shkak të dëshpërimit dhe mosmbështetjes së qeverisë.