




Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë nëse ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka nderuar qëllimisht ushtarët serbë që kanë kryer krime në vitin 1912-1914 atëherë do të duhej të jepte dorëheqje.
“Sikur nuk mjaftoi skandali i financimit nga Qeverisë i Kosovës të artikullit në revistën franceze ku Kosova përshkruhej si vend i trashëgimisë ortodokse serbe, në pah doli edhe një skandal tjetër, ai i nderimit të një pllake përkujtimore me ushtarë serbë”, ka thënë Deliu në Kuvendin e Kosovës, të enjten.





Ajo i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që Xhelal Sveçlës t’ia kërkojë dorëheqjen.
Pos për Sveçlën, deputetja e PDK-së ka pasur kritika edhe për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.
Kjo pasi Gërvalla e akuzoi Rusinë për sulmin në Poloni, përkundër asaj që fuqitë e mëdha nuk e kishin bërë këtë.





“Njëra prej dilemave kryesore që e kam sot, është se si mund t’i adresohesh një qeveria pa ide, një qeveria pa vizion, pa punë dhe e cila nuk bën pothuajse asgjë çka duhet të bëjë, e kur nis të bëjë e bën mbrapsht, duke lënë pasoja të gjithanshme”, u shpreh ajo.
“Mos na boni hor”, ka përfunduar Blerta Deliu.