Salsano Rapi dhe Lori kanë qenë së fundmi të ftuar në “Wake Up” ku kanë rréfyer për eksperiencën e tyre në “DWTS”.
Aktori dhe prezantuesi i njohur ka thënë se në përgjithësi, edhe në “Portokalli”, ai del më mirë në provat gjenerale se sa në shfaqje.
Jo vetëm kaq por ai zbùloi edhe konkurrentin më të fortë sipas tij, i cili tha se është Ardit Çuni.
Mirëpo, gjatë fjalës së tij, Salsano tha se ka probleme me përqëndrimin dhe shpeshherë i harron hapat.
“Tani jemi live dhe Lori patjetër që do thotë fjalë të mira për mua. Kam përshtypjen që vuan shumë me mua. Kam probleme përqendrimi, nuk i mbaj mend hapat. Dhe Lori thotë si ka mundësi se ta kam shpjeguar shumë herë”, tha Salsano në “Wake Up”.
Kë do hiqnin ata nga gara nëse do të kishin mundësi?
Salsano: Unë do heq jurinë (qesh). Nuk flas për konkurrentët se ma marrin për ters.
Por cfarë do të bënte Salsano nëse do fitonte?
“Lorit do ti jap dyfishin e asaj që do marr. Në bazë të kontratës, Lori do marrë dyfishin e asaj. E kam të sigurtë që nuk do fitoj prandaj (qesh)”.Salsano u ndal edhe tek Bora Zemani. Ai tregoi se si e kishte pritur moderatorja imitimin e saj në “Portokalli”.“Ka qenë shumë dashamirëse. Bora më tha se nuk po mësohem dot me fytyrën time tek ti. Ka një lloj veçantie në prezantim, është e qetë. Unë e imitoj atë duke e ekzagjeruar”, përfundoi Salsano.