Olsi Bylyku publikoi një video në llogarinë e tij në “Instagram”, mirëpo u pendua shumë shpejt dhe e fshiu menjëherë.
Në pamjet e postuara shihej se si aktori i bëri një kamerë të fshehtë, partneres së tij, Egli Takos.
Teksa ishin duke xhiruar klipin e këngës , Olsi ka bërë sikur ka vrarë dorën dhe e ka lyer atë me bojë të kuqe që i përngjan gjakut.
Kjo e ka trembur pa masë Eglin e cila e ka kuptuar shumë shpejt dhe ka shpërthyer ndaj partnerit.
“Vdeksh, vdeksh”, dëgjohet të thotë Egli e tensionuar.