Eksperti i sigurisë thotë se targat ishin pretekst për presidentin serb që ta devijojë procesin e dialogut: Bandat kr. iminale në veri punojnë për Vuçiqin

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se situata e aktuale në veri të Kosovës është e brishtë, duke shtuar se kjo është si pasojë e lu. ftës hibride ruse.

Musliu, në një intervistë për Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, tha se situatës në veri i parapriu impelementimi i vendimit të Qeverisë për targat.

“Çështja e targave ka qenë pretekst për të braktisur institucionet e Kosovës nga ana e zyrtarëve serbë. Ky presion që i bëhet Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare i shërben Vuçiqit, sepse është mjeshtër në blerje të kohës për devijim të procesit të negociatave”, tha Musliu.

Ai theksoi se kjo po ndodh për blerje kohës, devijim të procesit t të negociatave dhe për të përfituar në tavolinën e bisedimeve për çështjen e Asociacionit.

Pavarësisht kësaj, Musliu shtoi se deri më tani nuk është se ka pasur indikacione se po përgatitet ndonjë plan nga bandat kr. iminale në veri për eskalim të situatës.

“Deri tani kur po flasim nuk kemi asnjë indikacion se është duke u përgatitur ndonjë gjë nga ato që quajmë bandat kr. iminale në veri për të prishur rendin dhe qetësinë ligjore dhe kushtetuese në Republikën e Kosovës. Përderisa flitet për siguri, atëherë sigurisht që duhet t’i marrim parasysh të gjithë parametrat, faktorët dhe akterët të cilët ndikojnë në këtë aspekt. Duhet të analizojmë situatën gjeopolitike dhe gjeostrategjike edhe në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë Musliu.

“Serbia është patericë e Rusisë dhe influencës së saj në Ballkan përmes kishës ortodokse, bizneseve, lu. ftës hibride, nëpërmjet bandave kr. iminale, përmes politikanëve të korruptuar etj. Në Ballkan shtrihet lu. fta hibride ruse në mënyrë permanente në më shumë se një dekadë në mënyrë efektive. Jemi dëshmitarë të asaj që quhet influenca ruse në Serbi dhe krahas kësaj, mund të konstatojmë që në Beograd sot krahas gjuhës serbe flitet edhe gjuha ruse…”, ka thënë Musliu.