




Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka kërkuar nga opozita që mos t’ia vështirësoj Qeverisë punët rreth dialogut me Serbinë.
Sipas Dugollit, opozitës do t’i mjaftonin temat e brendshme, prandaj kërkoi që opozitarët që të mos japin këshilla që Kosova të lëshoj pe në dialog.





“Qeveria e ka përgjegjësinë nuk është mveshë me përgjegjësi opozita për dialog prandaj, është mirë që të mos ia vështirësojnë punët Qeveritë me qëndrimet e tyre. Për çështje kruciale për çështje aq të mëdha nacionale nuk do të duhej të reduktohej lufta për pushtet me çështje nacionale. Unë besoj që i mjafton opozitës dhe do të duhej t’i mjaftonin temat e brendshme .
Ne po themi le të përzihet, por jo të ketë diskurs ende pa i vu kornizat e një marrëveshje të përgjithshme me njohje reciproke siç po punojmë e po deklarohemi ne, ata të japin sygjerime e këshilla për me lëshu pe këtu e atje, shkruane këtu, nënshkruan atje, bëne këtë… “, tha ai.