Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është duke u bërë gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
Sipas Abdullahut, alternativë e vetme për ta shpëtuar Kosovën është PDK-ja, në krye me kryetarin e saj, Memli Krasniqin.
“Partia Demokratike është duke u reformuar, reformat ndonjëherë janë edhe të dhimbshme. Ne jemi duke u bërë gati për ta rrëzuar këtë Qeveri, për të ofruar alternativë për ta shpëtuar Kosovën nga kjo ku po e dërgon kjo Qeveri. Ne jemi të bindur se është PDK me zotin Memli Krasniqi si kryetar, alternativë kryesore e këtij vendi “, tha ai në Tëvë1.