




Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se asnjëherë nuk do të shkojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Abazi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se vazhdon të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.





Megjithatë, Abazi nuk e mohon mundësinë e përjashtimit, anipse thotë se është përjashtuar nga qendra e VV’së ne Ferizaj.
“Asnjëherë, edhe sdo të ketë, absolutisht opsion i vdekur. Nuk shkoj në LDK e cila është sot. Unë vazhdoj me qenë deputet i VV’së e them me plotë gojë. Unë nuk e përjashtoj mundësinë e përjashtimit, angazhimi jem politik. Unë vec jam përjashtu nga qendra në Ferizaj, mu ka mohu e drejta me qenë pjesë e qendrës së VV’së dhe strukturave”.





Por, a do të krijojë parti të re siç është aluduar më parë, Abazi as nuk e mohon, e as pohon një gjë të tillë.
“Unë nuk shkoj në LDK, unë jam pjesë e VV’së, do të vazhdoj të jem pjesë e VV’së”.