Ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherësh deputeti i LDK’së, Armend Zemaj tha se nëse pranohet shtyrja e zbatimit të vendimit për targat, atëherë LDK’ja do ta shihte këtë veprim të Qeverisë si një reflektim.
Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Zemaj tha për hir të interesave të vendit, do të duhej ta gjykonim si një reflektim të presidentes, kryeministrit e kryekuvendarit.
“Ne shumë lehtë do ta thoshim se është dorëzim, por do ta pranonim si reflektim. Do të ishte për hir të interesave të vendit, interesave nacionale, do ta shihnim si reflektim, kështu do të duhej ta gjykonim.
Sjellja jonë është parimore, ashtu sic na takon, së paku si LDK. Ne e quajmë reflektim të të gjitha institucioneve, presidentit, kryeministrit dhe kryekuvendari”, tha ai.