Erling Haaland ka zgjedhur favoritët e tij për të fituar Kupën e Botës, që do të mbahet në Katar.
Sulmuesi i Manchester Cityt nuk do të jetë në këtë turne pasi Norvegjia nuk ia doli të kualifikohej, transmeton Gazeta Express.
Kësisoj, ai do të ketë një pushim gjashtë-javor dhe kur sezoni të rifillojë do të kërkojë të vazhdojë të njëjtën formë të shkëlqyer që ka treguar deri më tani.
Kur u pyet rreth favoritëve për të triumfuar në Katar, Haaland tha: “Mendoj se favoritët duhet të jenë Brazili, Argjentina, Franca dhe ndoshta Anglia”.
“Nuk mund të them vetëm një, sepse ka shumë skuadra të mira, kështu që po, këto katër”, shtoi ai.
Haaland gjithashtu tha se dëshiron që të luajë me Norvegjinë në Kupën e Botës, ose në një Evropian.
“Do të doja që sigurisht të luaja në Kupën e Botës, por ky është realiteti tani, unë nuk e bëj. Gjëja më e madhe që mund të bëjmë është të arrijmë ose në një Kupë Botërore ose në një Euro. Ky sigurisht është qëllimi im me kombëtaren”, tha 22-vjeçari.
Kujtojmë se Kupa e Botës “Katar 2022” do të fillojë më 20 nëntor, teksa finalja e madhe do të luhet me 18 dhjetor. /Gazeta Express/