Në një pjesë të intervistës me Ilir Mirenën (që transmetohet në Periskopi & televizionin7) Halil Matoshi rrëfen diçka të padëgjuar më parë.
Thotë se me kryeministrin Albin Kurti kishte qenë bashkë ne burgun e Pozharevcit dhe rrëfen disa momente. Ai thotë se ‘i kishin qitë jashtë pa rroba në temperaturë -16 gradë celsius’. Pastaj thotë se ‘u ndien njerëz kur Kryqi i Kuq ua kishte dhënë disa jakne”.
“Unë jam taku me zotin Kurti në burgun e Pozharvecit në Serbi dhë na kanë qitë jashtë me u la në -16 gradë Celsius. Në Pozharevc në dimrin e vitit 2000 dhe kur Kryqi i Kuq na ka shti në ato pavijonet me shporetat e zi na i kanë dhanë ka ni jakne se teshat e trupit na u kanë kalbë në trup, për herë të parë jemi ni që jemi njerëz, kur na i kanë dhanë ka ni gjys buke, jemi ni që jemi njerëz.