Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se vendimi për targa nga Qeveria Kurti dhanë efektin e saj, duke shtuar se bota tashmë e kuptoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po dëshiron territore.
Geci pohon se, lëvizja e targave nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti i zuri ngushtë opozitën.
“Vetëm një lëvizje të vogël që bëri Vjosa dhe Albini me targat, i zuri ngushtë dhe lakuriq nën jorganin e Vuçiqit opozitarët tonë të ndjerë, dhe ju treguan botës demokratike Amerikës, Gjermanisë, Britanisë dhe një dynjaje se bisedimet i ka udhëhequr Vuçiqi ashtu siç ka dashur me zagarët e tij të trajnuar e të blerë opozitarët e Kosovës”, thotë ai.
Geci pohon se, bota perëndimore demokratike po sheh haptas se targat nuk janë shkas i ngritjës së tensioneve me kërcnime të brigadave të Vuçiqit për destabilizim.
“Por ky ishte projekt serbo-rus për zgjerim territoresh….! Qeverisë Kurti i them se targat dhanë efektin e vet më nuk ka rëndesi, edhe sikur ti shtysh edhe për një vitë me vërejtje dhe shqyrtime, apo edhe me vazhdime siç kanë qenë më parë. Me rëndesi është se qeveria ua shpalosi rrenat në fushë, ish negociatorëve atyre që i ngrihte zvarrë me rrena Vuçiqi, dhe që i kishte blerë shumë herët negociatoret për ta ndarë Kosovën dhe për ta nënshkruar zajednicen. Opozita e Kosovës është Akademia Ballkanike ku mësohen gënjeshtrat sllave prefekt, njësoj si Serbia dhe brigada e kriminelëve serbë të Serbisë në veri, e quajn Albinin destabilizuas të ballkanit…!”, pohon ai.
Sipas tij, këtë tradhti e luajnë për mrekulli opozitarët, duke e akuzuar qeverinë Kurti si destabilizuse e rajonit.
“Njësoj si Vuçiqi dhe Brnabiq qeverinë Kurti po e quan destabilizuse dhe p…. Dragan Mulliqi i Dugagjinit. Sot kur qeveria aktuale ia stopoi gënjeshtrat e bisedimeve më shumë se një dekade Vuçiqit, Hashimit, Ises, Ramës, dhe rrethit të tyre ortodoks që tentonin t’ia dërgojnë në vend amanetin e Rankoviqit për aneksimin e pasurisë së vetme që e ka Kosova, Mitrovicën e veriut me Trepçën dhe Ujmanin, të shiturit të atdheut kan filluar akuzat, fyrjet, dhe linçimet nga opozitarëve duke e akuzuar qeverinë aktuale se na prishi me Serbinë dhe Vuçiqin. Sa interesant vetëm një lëvizje e vogël e Vjosës dhe Albinit me targat ua zbuluan marrëveshjet e fshehta të ndarjes të nënshkrura para më shumë se një dekade në mes Vuçiqit, Polarit, Isës dhe zagarve të tyre të blerë nga Serbia”, pohon Geci.
Geci shton se, shtyrja disa herë e targave me sygjerimet nderkombëtare, nuk dha rezultat.
“Albini dhe Vjosa ia hiqën karriken Vuçiqit dhe e ngulën në mullarin e Putinit, jo veq Vuçiqin por edhe argatët e ndarjes dhe zajednicës, duke ua stopuar lojërat e tyre shumë prefide. Loja me kungja e Vuçiqit i cili luante ç… me Amerikën, Gjermanin dhe Anglinë një soj si Hashimi dikur, si duket së shpejti do të përfundoj dhe sot në tryezë e ka kafshaten sa i takon merre ndash leje. Tradhtarët që punonin në mbrapaskena me Vuçiqin për t’ia dërguar amanetin Rankoviqit i cili kishte shkua në atë dynja me zhigun e vetëm që Trepçën dhe Ujmanin së bashku me veriun e Mitrovicës t’ia bashkangjes Serbisë deshën me ja jetësuar polari me polarecat tjerë të PDK-së dhe LDK-së”, përfundon Halil Geci.