Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim në AAK ka reaguar pas lajmit se në Bruksel është arritur marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, raporton GazetaBlic.
Blaka përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se kryeministri Kurti u dorëzua në Bruksel te Lajçaku.
Ai ka cituar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë për Qeverinë: “Një shtëpi budallë”.
Shkrimi i plotë:
Në vend se të pranojë kërkesën personale të Sekretarit Blinken, Albini pa pikë nderi, dorëzohet në Bruksel te Lajçaku.
Marifetin e tyre po e shohin çdo ditë, ata që kanë sy e mendje.
“Ni shpi budallë”!