Një vogëlush është bërë viral në rrjete sociale pasi e ka zënë gjumi në një pellg me baltë. Videoja është regjistruar në San Paulo, Brazil. Vogëlushi kishte shkuar në park me babain dhe vëllain e tij por fusha ishte plot me pellgje balte për shkak të shiut që kishte rënë një ditë më parë.
“Fëmijët e mi filluan të luanin dhe, një orë më vonë, djali im më i vogël u shtri në pellgun e baltës dhe e zuri gjumi. U ngrita menjëherë dhe filmova atë që ndodhi.
Videoja u bë virale në Instagram, sepse riktheu kujtime të mira të fëmijërisë për shumë njerëz.”, thuhet në videon e publikuar nga ViralHog.