Vaki kosovare: Personi tenton të ‘futet’ me veturë në furrë – Hyn në lokal dhe i pyet “a ju tuta”

Një qytetar i Ferizajt është kapur nga kamerat e sigurisë, duke tentuar të hyjë me veturën e tij brenda një lokali.

Në pamjet e siguruara shihet se si nje person duke e drejtuar makinën e godet një pjesë të derës duke thyer kështu xhamat e saj.

Me pas ngasësi i automjetit, hynë brenda lokalit, duke e pyetur një person i cili është duke pastruar, nëse i njëjti është frikësuar nga ky veprim i tij.
Lokali në fjalë duket të jetë një furrë e bukës, derisa nuk dihet nëse personi që po e ngiste këtë vetur e ka kryer aksidentalisht apo qëllimshëm këtë akt.

Për më shumë shikone videon e mëposhtme: