Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk e di nëse Haradinaj e ka sharë Kurtin në ditën kur kreu i AAK-së e lëshoi takimin me Kurtin.
“Nuk e di sepse nuk kam qenë aty. Por ajo që Haradinaj më tregoi është se Kurti flste banja lluke e dilke pastaj diçka tjetër edhe është largu”, ka thënë Tahiri në DPT te Fidani në T7.
Kurti i kishte ftuar krerët e opozitës për të folur në lidhje me dialogun.
E kishin pranuar tre krerët e opozitës, por gjatë bisedës Haradinaj e kishte lëshuar takimin.
“Kurti po mbante ligjërata”, kishte thënë Haradinaj.