Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – tjetër ngritje nga Bad News Eagles

Pas përfundimit të turneut IEM Rio Major, faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka bërë përditësimin e ranglistës botërore të CS:GO.

Tani në vendin e parë pas triumfit në IEM Rio Major, gjendet ekipi Outsiders duke lënë pas në vendin e dytë finalistin tjetër, Heroic.

Ekipi Vitality të cilët gjendeshin në vendin e parë para këtij përditësimi tani renditen në vendin e shtatë, ekipi Liquid gjithashtu nga vendi i tretë ka kaluar në vendin e nëntë, ndërsa ekipi FaZe ka kaluar nga vendi i dytë në të tetin.

Gjithashtu ndryshime në renditje ka pasur edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, ku për herë të parë renditen në vendin e 16 –të, një vend më lartë se herën e fundit.

Bad News Eagles përfunduan garën në turneun IEM Rio Major në vendin e 12-14, dhe do të garojnë në turneun tjetër Elisa Masters Espoo së shpejti.

Më poshtë e gjeni renditjen e 20 ekipeve më të mira të botës në CS:GO për momentin:

1.Outsiders
2.Heroic
3.Cloud9
4.Na’Vi
5.FURIA

6.MOUZ
7.Vitality
8.FaZe
9.Liquid
10.Spirit

11.fnatic
12.G2
13.ENCE
14.BIG
15.NIP

16.Bad News Eagles
17.OG
18.Astralis
19.Imperial
20.Evil Geniuses
/Telegrafi/