




“Në moshën 29 vjeçare kam mbetur pa bashkëshortin, prej atëherë kam punuar vazhdimisht me veg dhe kështu i kamë rritë e shkollu fëmijët”…
Me vetëm këtë mjet pune, Hidajete Duraj ka punuar qindra veshje rajonit të Hasit.
Si një grua e vejë që në moshë të re mbeti vetëm me fëmijët, vegun e konsideroi si mundësinë e fitimit të të ardhurave familjare.
Shumë vite më parë, 75-vjeçarja thotë se asnjë vajzë e zonës nuk ishte bërë nuse pa i punuar veshjet hasjane.
Ato sot i marrin të gatshme të punuara nga duart e Hidajete Durajt.





Punët që dikur i bënin kryefamiljaret ishin të shumta.
Të gjitha, hasjanja, i kishte kryer e veshur me veshjet tradicionale, ndërkaq pasditen ia kushtonte plotësisht punës së dorës.
Sfidë për punën e sotme me veg për 75-vjeçaren mbetet sigurimi i materialit.
Atë e siguron nga copëzat e mbetura të zonjave në lagje.
Për moshat e hershme e ato madhore, të gjitha i ka të punuara me detaje, siç e do veshja e njohur hasjane./Koha