




Granit Xhaka është penduar që festoi me gjestin e Shqiponjës pas golit të shënuar ndaj Serbisë në vitin 2018, transmeton Gazeta10.
Kështu ka thënë ai në intervistën e dhënë së fundi për gazetën zvicerane “Blick” ku ka folur për karrierën e tij, aventurën në Arsenal e po ashtu edhe me Kombëtaren e Zvicrës.





Duke folur për momentet më interesante të tij nëpër kampionate evropiane e botërore, Xhaka ka përmendur ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë kua ka thënë se aty kishte shkuar gjithçka mirë, por duke e përjashtuar festimin e golit me shqiponjë, gjë të cilën ka thënë se nuk do të duhej ta bënte.
“Po, ka pasur gjithmonë histori të mira. Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen e Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë.”, ka thënë Xhaka./Gazeta10.