Nurie e Asllan Hasan kanë 43 vite që janë bashkë. Vite më parë, si të rijnë, familjet i propozuan që të dy të martohen. Megjithatë, lajmin për fejesë fillimisht nuk e pritën mirë. Dhe më pas u martuan, duke e parë njëri-tjetrin pikërisht në ditën e dasmës.
Ndërsa sot, ata kalojnë një jetë të lumtur bashkë. Madje kanë edhe nofka të ndryshme që e thërrasin njëri-tjetrin.
Edhe ushqimin që bashkëshortja e përgatitë, 67-vjeçari e pëlqen shumë, dhe e quan atë si duarartë.
Me gjithë këtë, Asllani thotë se vendimet duhet t’i marrë burri gjë me të cilën pajtohen edhe gruaja e tij.
“Duhet me dit kush është burri, e kush është gruaja”, u shpreh ai.