




Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka thënë se nuk është koha për t’i lënë tensionet që të rriten.
Guerot theksoi se është i prekur nga madhështia e këtij vendi.
“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar Guerot në Twitter.