Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka udhëtuar për vizitën zyrtare në Washington e Bruksel. Atje, gjatë javës së ardhshme tha se do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe europianë.
Krasniqi ka shkruar se “situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit”.
“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne!”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.