Lionel Messi ka thënë me shaka se Pep Guardiola i ka bërë dëm futbollit duke e bërë kaq të lehtë dhe të thjeshtë.
Argjentinasi kaloi katër sezone jashtëzakonisht të suksesshme nën urdhrat e spanjollit, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën në tre raste.
Guardiola ka vazhduar të dëshmojë veten, si me Bayern Munich ashtu edhe me Manchester Cityn.
Lionel Messi ka thënë me shaka se Pep Guardiola i ka bërë dëm futbollit duke e bërë kaq të lehtë
Duke folur për ESPN për ish-trajnerin e tij, Messi deklaroi: “Guardiola i bëri shumë dëm futbollit sepse e bëri atë të dukej aq e lehtë dhe aq e thjeshtë sa të gjithë donin ta kopjonin atë”.
“Më vonë gjeta shumë ‘Guardiola’ dhe ju e kuptoni se çfarë bëmë dhe çfarë ishte ajo”.
I pyetur nëse tekniku spanjoll ishte trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë, Messi shtoi: “Pa dyshim që po”.
Reklama
Messi po kalon një sezon të mirë pasi pati vështirësi gjatë sezonit të tij të parë me Paris Saint-Germain
“Ai ka diçka të veçantë, mbi të gjitha se si i shikonte dhe përgatitej për ndeshjet dhe si komunikon, për shkak të mënyrës sesi ua transmetoi juve”.
Messi po kalon një sezon të mirë pas një sezoni zhgënjyes debutues me Paris Saint-Germain, duke realizuar shtatë gola dhe ka bërë dhjetë asistime. /Telegrafi/