Gashi ia shkruan një recetë opozitës – diagnoza dhe terapia

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, në stilin e ‘mjekut’ ka publikuar një recetë për opozitën.
Gashi ka treguar diagnozën e opozitës ‘urrjejtje patologjike ndaj Kurtit’, ndërsa ka ‘rekomanduar’ edhe terapinë.

Postimi i tij:

për ‘opozitën’:
diagnoza: urrejtje patologjike ndaj albin kurtit.
terapia:
1. ecje e shpejtë çdo ditë nëpër shtigjet e gërmisë (9.6 km të tri shtigjet, kryhet per max 90 min);
2. ushqim i shnetshëm, kryesisht pemë e perime… ujë me ph mbi 8, vo veç t’katunit, vaj ullini ekstra virgjin…
3. terapi grupore n’hapësina t’mëdha e t’mbylluna, pa prani t’mediave dhe pa telefona, ku e shani fort albin kurtin dhe e nxjerrni krejt t’keqtit.