Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar zgjedhjet që pritet të mbahen në komunat veriore, duke thënë se është “Gjermania dhe Britania e madhe shtetet të cilat mbështesin veprime e njëanshme të Prishtinës”,
Ai ka shtuar tutje se në zgjedhjet që do të organizohen “nuk do të marrin pjesë më shumë se 1500 persona”, disa prej të cilëve Vuçiq pretendon se do të jenë “serbë që do t’i sjellin” e që “do të paguhen nga Gjermania, Britania e Madhe e shqiptarët”.
Këtë deklaratë të Vuçiqit e ka komentuar profesori Enver Bytyçi.
Ai në një shkrim në Facebook tha se është e vërtetë që qeveria Kurti ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Postimi i plotë
Vuçiq thotë se Kurti ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe! Kjo është e vertetë!
Do të thotë se SHBA dhe Franca nuk e mbështesin Kurtin!
Besoni ndonjëherë ato që ju thonë!