Si mund të parandaloni nxehjen e tepërt të iPhone-it tuaj, disa prej mënyrave

Kur iPhone-i i juaj nxehet shumë, do të shihni një sërë shenjash paralajmëruese. Do të jetë i nxehtë për t’u prekur, por mund të vëreni gjithashtu se po funksionon më ngadalë, ekrani është zbehur, telefoni nuk mbushet ose kamera refuzon të bëjë fotografi.

Ju mund të merrni edhe një paralajmërim në ekran për temperaturën nëse nxehtësia është shumë e tepërt. Kur shfaqet ky paralajmërim, mund të bëni vetëm telefonata urgjente derisa telefoni juaj të ftohet.

Nxehtësia nuk është e mirë për iPhone-in tuaj dhe mund të dëmtojë komponentët e brendshëm, veçanërisht baterinë dhe procesorin, nëse e lini të nxehtë për një kohë të gjatë. Por si mund të parandaloni nxehjen e tepërt të iPhone-it tuaj.

Pse nxehet iPhone-i?

Nëse jashtë është nxehtë dhe e lini iPhone-in tuaj në rrezet direkte të diellit ose në makinë, ka shumë mundësi që të nxehet.

Reklama
Kjo mund të ndodhë gjithashtu nëse iPhone-i juaj po ekzekuton shumë aplikacione ose funksione të tjera me procesor intensiv – të tilla si lojëra, transmetim video HD ose duke përdorur navigimin GPS.

Si të ndaloni nxehjen e tepërt të iPhone-it tuaj

Kur vëreni se iPhone-i juaj është nxehur shumë, të veproni shpejt është mënyra më e mirë për të shmangur dëmtimin e komponentëve të tij të brendshëm.

Mbyllni të gjitha aplikacionet

Zbutja e ngarkesës së procesorit mund të parandalojë gjenerimin e nxehtësisë së tepërt dhe shterjen shumë të shpejtë të baterisë. Pra, mbyllja e të gjitha aplikacioneve duhet të jetë gjëja e parë që bëni.

Ri-startoni iPhone-in tuaj

Nëse nuk keni kohë ose durim për të mbyllur aplikacionet tuaja, thjesht mund të ri-startoni iPhone-in – kjo do të mbyllë automatikisht të gjitha aplikacionet e hapura. Procesi i ri-startimit të iPhone-it tuaj ndryshon.

Reklama
Kaloni te një karikues zyrtar i Apple

Disa karikues jashtë markës janë më të lirë se ata zyrtarë të Apple. Por kjo për shkak se karikuesi nuk është bërë saktësisht për të ushqyer sasinë e kërkuar të energjisë. Kështu që mund të jetë duke e mbingarkuar pajisjen tuaj. Ndërrimi i tij me një karikues nga Apple mund të ndihmojë këtu.

Përdorni modalitetin e aeroplanit (Airplane mode)

Lidhja e vazhdueshme me internetin mund të jetë burimi i problemit të nxehjes të tepërt që po përjetoni. Nëse është kështu, aktivizimi i modalitetit të aeroplanit mund t’ju ndihmojë ta kapërceni atë.

Bëjeni iPhone-in ‘ubdate’

Sigurohuni që të përdorni gjithmonë versionin më të fundit të iOS, pasi ai vjen me përmirësime të performancës që mund të parandalojnë nxehjen e tepërt të telefonit tuaj.

Reklama
Ju gjithashtu duhet të përditësoni aplikacionet tuaja për të njëjtën arsye, për të hequr arnimet për defektet që mund të shkaktojnë probleme të performancës që mbingarkojnë procesorin. /Telegrafi/