




Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, është arrestuar, sipas kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Molliqaj, tha se Nushi është arrestuar rreth orës 16:00 teksa ishte në veturë dhe se sipas tij, policia s’ka prezantuar asnjë urdhër arrest.





“Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet”, është shprehur Molliqaj, transmeton Klankosova.tv.





Më tej, Molliqaj ka bërë të ditur se Nushi më pas është liruar, por sipas tij, i është ndalur letërnjoftimi.
“Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, ka shkruar Molliqaj, transmeton Klankosova.tv.