Kurti ua thotë në sy Borrellit e Lajçakut: Jemi të vendosur për veriun

Mëngjesin e së premtës kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçák.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend duke mos theksuar detaje se çka specifikisht u fol për këtë çështje.

“Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

E në takim të Kurtit me Borellin e Lajqakun morën pjesë edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshik Ahmeti dhe këshilltarët e Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.