




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë diskutimit në një forum të titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë” në Paris, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës duke thënë se Serbia është rrezik i madh për Kosovën, por kjo nuk e frikëson vendin tonë.





“Serbia është rrezik mjaft i madh për vendin tonë, jemi shumë vigjilent, pos asnjëherë të frikësuar. Kosova nuk është në NATO, por ka NATO-n brenda.”, u shpreh Kurti.
Kurti, duke folur për paqen në Evropë tha se fillimisht duhet të ndryshojë perspektiva e shtetit serb.





“Unë besoj që Serbia duhet të distancohet më së pari nga e kaluara e Millosheviqit dhe nga e tashmja e Putinit”, deklaroi Kurti.
Kryeministri i Kosovës, aktualisht po qëndron në Paris në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin për Paqe.
Ai atje pati edhe disa takime të rëndësishme me presidentin e Francës Emmanuel Macron si dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Joseph Borell.