




Vet i katërti, Memli Krasniqi do të marr udhë të shtunën për në dy kryeqendrat botërore.
Fillimisht lideri i opozitës, do të ateroi në Bruksel.
I shoqëruar nga ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Qollaku, Krasniqi do të takohet me eurodeputetë e me emisarin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.





Nga këtu, të mërkurën kryetari i PDK-së, së bashku me ish-ambadadorët, Vlora Çitaku e Bernard Nikaj do të udhëtoj për në ShBA.
Në Uashington, treshja nga Kosova do të priten nga Gabriel Escobar, e më pas takime do të kenë në të dy dhomat e Kongresit, atë të përfaqësuesve dhe në senat.
Ndërkaq, një takim të ndarë do të zhvillohet edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.
Por cilat do të jenë temat e diskutimit në këto takime?





Për në ShBA, të dielën do të udhëtojë edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili do të shoqërohet nga Kujtim Shala, Jehona Lushaku e Alush Gashi.
Ani pse kanë rastisur në një kohë të njejtë, viztat e dy opozitarëve nuk janë të kordinuara mes veti.
Ky veprim sipas liderit të PDK-së, ka ndodhur pasi Qeveria Amerikane është e zhënjyer së fundmi me Qeverinë e Kosovës sa i përket mos-shtyerjes së vendimit për targat.
Ndërsa, një koment kishte edhe për planin franko-gjerman.
Si do që të rrjedhin ngjarjet, Memli Krasniqi për një gjë shprehet i sigurtë.