Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka cilësuar si kërcënim deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca se Forca e Sigurisë së Kosovës mund të veprojë mbarë vendit.
Sipas tij synimi I institucioneve të Kosovës është përzënia e serbëve.
“Mos të lihen që të luajnë më zjarr në Prishtinë dhe të ndalet përdorimi I qëndrimeve inflamatore dhe veprimeve që mund ta destabilizojnë situatën, të cilën e kanë minuar me veprimin e njëanshëm dhe ilegal për targat e veturave”, është shprehur Petkoviq, raporton Tanjug.
“Beogradi nuk do të lejojë që serbët të bëhen pëllumba balte dhe do t’i mbrojë gjithmonë ata”, ka shtuar ai, transmeton KlanKosova.tv.
“Bashkësia ndërkombëtare të dalë kundër një njoftimi të atillë të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm nga njerëzit e afërt me Kurtin, të cilët duan vetëm konflikte”.