




Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në dy pikat kufitare, Jarinjë e Bërnjak, pas dorëheqjes së 11 zyrtarëve doganorë – nëntë serbë e dy boshnjakë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.





“Po, është dërguar staf shtesë. Janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë shkurt Stavileci.
Ndryshe, dorëheqjet e tyre kanë ardhur pas situatës që u krijua në veri të vendit, ku Lista Serbe vendosi të largohet nga institucionet e Kosovës, për vendimin e Qeverisë për targat dhe suspendimin e drejtorit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili nuk pranoi të zbatojë vendimin.