




Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022, 74.8% e tyre janë përgjigjur, asnjë.
Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.





Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra, pasi 78.2% e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022. Ndërkohë, 7.2% e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër, 10% e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9% kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9% e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.-





Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8% e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre. 74.1% e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5% kanë marrë.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.