Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e 26 lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror në Katar, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë listë shihet se janë ftuar tre futbollistë shqiptarë Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa ‘non-grata’ i ‘Dardanëve’, Andi Zeqiri do ta shikojë Kupën e Botës nga shtëpia.
‘Helvetikët’ ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj Kamerunit më 24 nëntor, katër ditë më pas kundër Brazilit dhe më 2 dhjetor ndaj Serbisë.
Më poshtë gjeni edhe listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi Murat Yakin.