




Një përplasje e ashpër ka debatin e zhvilluar në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes gazetarit Valon Syla dhe ish-zëvendësministrit në Qeverinë Kurti 1, Taulant Kryeziu.
Kryeziu insistonte se nuk duhet të i bëhet presion Qeveria në disa tema ku qëndrimi i tyre është i mirë, ndërsa Syla vazhdimisht e pyeste se me cilën parti je.





Më poshtë mund të lexoni pak nga debati mes Sylës dhe Kryeziut:
Kryeziu: Nuk është mirë me i bo presion në do tema që e ka mirë.
Syla: A je kon në VV? Se ti po flet sikur me qenë në LDK, PDK e AAK
Kryeziu: Nuk e di ti ku jom unë, a jom LDK a s’jom unë kerkun, as shoqëri civile, po Taulant Kryeziu
Kryeziu: O ti le VV’në, se po flasim për shtet o ti shoq, o Valon e tash kjo e hup argumentettit pa e sha e pa e flliq. Unë po të them se na po flasim për marrëveshje, ky është interes i vendit. Mos e humb debatin.





Kryeziu: A janë 10 pikat e mira a të kqija?
Syla: Oo se meriton VV’ja këtë qasje që po ja jepim.
Kryeziu: Oo Valon qito 10 pika janë edhe për mu edhe për ty, jo vetëm për Kurtin.