




Marrëdhënia e tyre ka qenë me të vërtetë një telenovelë, që nga njohja, lidhja, fakti që u bënë prindër, ndarjet e ribashkimet e njëpasnjëshme, por edhe këngët që i kanë dedikuar njëri-tjetrit. Dyshja Mozzik-Loredana janë ndër ish çiftet që vijojnë të bëjnë bujë me veprimet e tyre thumbuese ndaj njëri-tjetrit.





Ata jo rrallë herë ngacmohen në rrjetet sociale apo edhe në koncerte dhe e njëjta gjë ka ndodhur sërish.
Së fundmi ka qenë Mozzik, i cili gjatë një koncerti të tij ka zbuluar dy këngë dedikuar Lorit: Madam dhe Lakmitare.