Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila tha se kanë informacione që serbët me lot në sy i kanë dorëzuar ID, pra kanë nënshkruar dorëheqjen nga vendet e tyre të punës.
Kusari Lila në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se serbët në veri janë kërcënuar dhe janë detyruar që të japin dorëheqje nga vendet e tyre të punës.
“Serbët me vaj në sy kanë dorëzuar ID, kanë nënshkruar dorëheqjen nga vendet e punës që kanë qenë, duke treguar se janë duke u kërcënuar.
Kanë treguar se nuk kanë guxuar të shkojnë e t’i ndryshojnë targat e automjeteve”, tha ajo.