




Parkingu nëntokësor do të jetë në shërbim të qytetarëve që nga 11 nëntori ( e premte).
Drejtori menaxhues i Parkingut, Korab Fazliu shpalosi detaje edhe për kapacitetet dhe sigurinë e parkingut. Ai thotë se këtë parking do të mund ta shfrytëzojnë më shumë se 550 vetura.





“Parkingu jonë i ka plus 550 vendparkingje për arsye se sot maksimalisht nesër përfundon numërimi i saktë i parkingjeve”, tha Fazliu.
Tutje, Fazliu bëri të ditur për Insajderin se janë të vendosur mbi 70 kamera për mbikëqyrje në çdo kohë dhe stafi i sigurisë, të cilët do të jenë në krye të punës për 24 orë.
“Siguria në parking është e lartë , vetëm në pjesën e poshtëm pra në nivelin -1 dhe -2 janë të vendosur mbi 70 kamera, të cilat janë aktive 24 h poashtu është edhe sigurimi që është në vendin e punës 24 orë, po ashtu është edhe stafi prej 20 personave që punojnë 24 orë në 365 ditë të vitit”, deklaroi ndër të tjera ai.