Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Qeveria Kurti deri tani ka bërë shumë devijime. Ai madje mori dy shembuj të cilët sipas tij, mund të jenë problem për kryeministrin Albin Kurti apo votuesit e tij.
Sipas tij, Kurti e ka përqeshur më parë flamurin e Kosovës e tani “del gatitur” para tij.
Haradinaj po ashtu theksoi se Kurti takohet më shpesh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq sesa me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Nuk e kuptoj pse i kthehen gjuhës zgjedhore populiste, kur ata kanë bë shumë devijime deri sot. Ja për shembull unë mundem me ua marr vetëm dy për Kurtin, që mendoj qe këto janë ma problem për egon e tij ose për votuesin e Kurtit. E para flamuri lara lara, e në fund gatitu para tij. E dyta, nuk foli unë me Vuçiqin pa kushte se është kri*minel, e i thash ma shpesh e takon Vuçiqin le se mu, po se këdo tjetër, ndoshta se Glaukun që e ka koleg”, tha ai.