Shkëlzen Gashi analisti dhe ish-këshlltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e një analisti tjetër që ka thënë se ‘nëse amerika na kërkon me kcy prej katit 12, na duhet me kcy‘.
Gashi më shkrimin e tij në Facebook, ka reaguar edhe ndaj atyre që kërkojnë që të dëgjohen amerikanët për situatën në vend.
Ai ka pyetur kryeministrin Kurti nëse “kcen prej katit 12 nëse ia kërkon Amerika”.
Shkrimi i plotë i tij:
mirëmëngjes kryeministër!
pardje një ‘analist’ i njohun kosovar kishte deklaru: ‘nëse amerika na kërkon me kcy prej katit 12, na duhet me kcy’.
pyetja jeme osht: kryeministër, a kcen ti prej katit 12 nëse ta kërkon amerika?
na trego, të lutem. nëse nuk kcen, çil rrugë kryeministër, e t’i kthejmë në pushtet ata që kcejnë prej katit 12