Anita Haradinaj rrëfen “zënkën” me Ramushin: Kur pa balerinin që më ngrinte lart, nuk më foli tre ditë

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në spektaklin “Dance Albania”, Anita Haradinaj ka rrëfyer dissa detaje nga kjo përvojë. Ajo tha se u largua nga spektakli këtë të hënë për shkak të problemeve shëndetësore, por nga ana tjetër e ka cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur, të cilën e ka shijuar shumë.

Anita Haradinaj tregoi në një intervistë në “Klan Tv” se bashkëshorti Ramush Haradinaj i cili në fillim e kishte mbështetur, kur kishte parë spotin në të cilin balerini ngrinte lart Anitën, për tre ditë ai nuk e kishte marrë në telefon.

“Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thash unë do marrë pjesë te “Dance Albania, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon.

Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, u shpreh Anita Haradinaj.