Analisti Valon Syla ka thënë se Qeveria e Kosovës vazhdimisht po shkakton kriza në vend të zgjidhjeve.
Ai ka përmendur betejën e qeverisë me sindikatat, mospajtimet me aleatët dhe opozitën si dhe krizën aktuale në veri të vendit.
“O Albin, ja zgjidh probleme, ja çel rruge”, ka shkruar ai në Facebook.
Reagimi i plotë i Sylës:
A po e vëreni qysh Qeveria Kurti tash e 4 muaj nuk po ofron më zgjidhje, por po prodhon kriza?
🛑 Krejt shtatori shkoj në luftë me sindikata dhe me inat dhe ofendime ndaj sindikalistëve? Kush humbi? Nxënësit.
🛑 I tërë tetori kaloj në shenjë krize dhe mosmarrveshje me aleatët dhe ofendime ndaj opozitës. Në fund kush humbi? Pozicioni jonë u dobësua.
🛑 Tash nëntori po shkon me krizën e vetëkrijuar (alla rasti Agim Veliu) dhe rrezikun e madh ne veri. Kush po humb? Të gjithë ne sepse muajt po shkojnë ndërsa kryeministri dhe presidentja nuk jane duke krijuar vend stabil dhe me perparim por jostabilitet dhe dramë. Plus po na ofendojnë të gjithëve.
O Albin, ja zgjidh probleme ja çel rrugë. Shko. Shko bonu profesor i filozofisë marksiste në Oslo se qeverisja nenkupton vendime dhe bashkepunim. Ti as me ministra e kehsilltare tu nuk bashkepunon, le mo me Amerike e me opozite. Shko, ec.
#albanologji #vv #kurti