Nga Foltorja e Kuvendit, Sali Berisha është përplasur me kreun e grupit parlamentar në PS, Taulant Ballën, teksa diskutohej në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2023.
Sipas Berishës, me këtë projektbuxhet, qeveria po vjedh qytetarët, ndërsa theksoi se ky është një buxhet katastrofë. Kreu i PD akuzoi qeverinë se i ka marrë ryshfet Italisë se do ta votojë për ekspozitën botërore në vitin 2030 dhe më pas i ka tërhequr mbështetjen.
Akuzave të Berishës iu është përgjigjur Taulant Balla, i cili akuzoi ish-kryeministrin si tradhëtar dhe përgjegjës për financimet ruse në PD dhe për furnizimin me naftë kontrabandë të Slobodan Millosheviçit në masakrën e Srebenicës.
Balla: Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve në 110 viteve të fundit të Shqipërisë. Ky njeri futet te ata që ku kanë pasur mundësi, i ka bërë keq Shqipërisë. Sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe, gjithmonë ka qenë në krahun tjetër Berisha që ka bërë çdo gjë për të tradhtuar Shqipërinë që në 92-shin. Kur Kosova ndodhej në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur shqiptarë i kanë sytë në Kosovë, Saliu paralajmëron protesta e ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Putin i ka shpallur luftë Evropës Berisha flet me të njëjtën gjuhë me Lavrovin. Brenda PD nga ajo që ka mbetur, të ngrihet një pyetje si ka mundësi që, CIA struktura e inteligjencës më e madhe në botë thotë se PD është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe natyrshëm me kompani guackë.
Një gjë është e sigurt, që ju nuk keni lidhje, ju që jeni në sallë. Shkoj te momenti kur Doland Lu i çoi përpara dosjes e Saliu iku me vrap. A i kanë treguar që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse. Jam i gatshëm nëse ai ka burrëri të përballemi me këto dokumente që ne i kemi. Sesi Berisha është pjesë e banderolës ruse, theu embargon të OKB kundër Sllobodan të Millosheviçit me naftë kontrabandë për të vrarë boshnjakët.
/Gazeta Express