




Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot nga gazetarët për largimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj nga takimi.
Ai tha se nuk ka prishje me Amerikën, por që për sjelljet e të tjerëve, nuk komenton, duke synuar të ofendojë analistët e debateve televizive.
‘’Krerët opozitarë janëmë shumë të pakënaqur se sa mospajtues., tha Kurti.
Tutje ai u pyet edhe për largimin e Ramush Haradinajt, dhe përgjigja e tij ishte kështu:





‘’Së pari nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve, siç e kam thënë edhe dje. Koordinimi, komunikimi, kontatet me aleatët ndërkombëtarë janë të vazhdueshme, ndodhin disa herë në ditë. Ka dendësi të komunikimit e bashkërendimit. Për atë se si kush sillet, nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë nëpër debate televizive analistët. Unë jam për t’i shtuar vendet e punës, jo për t’i zvogëluar.’’, tha ai.
Një gazetare e pyeti për Asociacionin dhe atë se çka kanë thënë liderët opozitarë për këtë çështje.
‘’Ju po kërkoni që unë ta them qëndrimin e opozitës për Asociacionin. Ashtu ishte pyetja juaj. Për qëndrimin e opozitës ju lutem pyeteni opozitën.’’