




Matematicienti, Valmir Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se pika më e fortë e kryeministrit Albin Kurti është dialogu me Serbinë. Sipas Krasniqit, këtë duhet të kuptoj edhe opozita.
“Opozita duhet ta kuptojë se pika më e fortë e Albin Kurtit është dialogu me Serbinë. Shkuarja n’zgjedhje për shkak t‘Serbisë, Kurtin vetëm e fuqizon”, mendon Krasniqi.





Sipas tij, një shkuarje eventuale në zgjedhje për shkak të Serbisë, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte edhe më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
“Pa asnjë dyshim LVV do t’i fitojë mbi 60% nëse vendi shkon n’zgjedhje t’parakohshme për shkak t’Serbisë. Prandaj, opozita s’ka zgjidhje tjetër pervecse t’i bashkohet Qeverisë për ta përballuar fushatën e Serbisë qe ka për qëllim destabilizimin e Kosoves”, shkruan Krasniqi.