Biznesmeni Burim Piraj, ka reaguar ashpër ndaj gjithë atyre që po blejnë akoma prodhime serbe në Kosovë.
Piraj, përmes një postimi në Facebook, kërkon që të ndalet kjo dukuri.
Ai thotë se ata që blejnë prodhime serbe e kanë haram nga gjaku i derdhur nga dora serbe.
Postimi i plotë:
Ne jemi shkurt pamës!
Vetëm kur i shohim tanket serbe në kufi të Kosovës na kujtohet se nuk po bëjmë mirë që po blejmë prodhime serbe!
Pak kur qetësohet situata fillojnë patriotat me ato foret “Prodhimi vendor jo cilësor!, “Prodhuesit vendor po i rrisin çmimet” , “Fukaraja nuk pyet e kuja është, shikon çka është më lirë! Etj. Fukaraja nuk blenë biskota të shtrenjta, për fukaranë vetëm miell, vaj, sheqer, e këtu janë importuar me qindra milionë mallra të shtrenjta nga Serbia.
Që është më e keqja, firmat bëjnë luftë cila po merr më shumë përfaqësi të firmave serbe të ua “distribuon” mallin në Kosovë.
O populli im, nuk arsyetohet blerja e prodhimeve serbe edhe pasi Serbia ta pranon shtet Kosovën se lë më tani!
Prandaj mos blini se haram e keni nga gjaku i derdhur nga dora serbe! Kujtoni që ju keni mundur të jeni ajo viktima që është duke u kalbur në varr!
STOP MË
#besabesë #mosbliprodhimeserbe